Zyrtare: Arsenal nënshkruan me Willian

Zyrtare: Arsenal nënshkruan me Willian

Arsenali ka nënshkruar me mesfushorin brazilian, Willian, një kontratë tre vjeçare pasi kontrata e 32 vjeçarit me Chelesan ka përfunduar, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Të kaltërtit i ofruan Willian-it një ofertë të re, por oferta e Revolveristëve ishte më e lartë.

“Besoj se ai është një lojtar që mund ta bëjë diferencën për ne”, ka thënë Mikel Arteta.

“Ne kishim një qëllim të qartë për ta forcuar mesfushën tonë sulmuese dhe pozicionet e krahut”.

Willian me Chelesan ka fituar dy herë Premier Ligën dhe Evropa Ligën dhe ishte votuar dy herë lojtari i vitit i Chelesas./Insajderi.com