Ekipi i Arsenal, ka bërë një “goditje” të madhe në tregun e transferimeve, duke nënshkruar me qendër mbrojtësin, Gabriel Magalhaes, nga ekipi i Lille.
“Ne jemi të kënaqur që kemi nënshkruar Gabriel. Ai është një lojtar që ne kemi studiuar për një kohë dhe ai ishte i kërkuar nga shumë klube, kështu që ne jemi krenar që kemi rënë dakord dhe kemi përfunduar këtë transferim me Lille dhe lojtarin. Gabriel është një lojtar me cilësi të lartë dhe Mikel dhe trajnerët e tij po presin me padurim ta integrojnë atë në klub”, tha drejtori teknik i Arsenal, Edu, transmeton Insajderi.
🇧🇷 Welcome to The Arsenal, @biel_m04! 👋 pic.twitter.com/xT1idCej8r
— Arsenal (@Arsenal) September 1, 2020
Mikel Arteta tha: “Ne e mirëpresim Gabriel në Arsenal. Ai ka shumë cilësi të cilat do të na bëjnë më të fortë si njësi mbrojtëse dhe si ekip. Ai ka dëshmuar me Lille se është një mbrojtës me shumë atribute të jashtëzakonshme dhe ne po presim me padurim ta shohim atë të rritet si një lojtar i Arsenalit. ”
Gabriel, bëhet lojtari i tretë brazilian tek Arsenal, pas David Luiz dhe Willian./Insajderi.com.