Futbollisti prishtinas me origjinë nga Presheva, Atdhe Nuhiu, ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me APOEL-in e Nikozisë, njofton Insajderi.
Sulmuesi 31 vjeçar te skuadra e re, do të bartë fanellën me numër nëntë (9), si një qendër sulmues.
Atdhe Nuhiu te APOEL, transferohet nga skuadra Sheffield Wednesday që militon në Championship-in anglez, ku kaloi shtatë sezone.
Gjithashtu Nuhiu ka 18 paraqitje për Kosovën, ku ka shënuar tre gola. /Insajderi.com