Sulmuesi nga Gaboni, Pierre-Emerick Aubameyang, ka nënshkruar kontratë të re me Arsenal-in, njofton Insajderi.
Sulmuesi 31 vjeçar, ka nënshkruar kontratë të re tre vjeçare me Arsenal-in, shkruan goal.com.
Kapiteni londinez, u transferua në Arsenal nga ekipi gjerman i Borussia Dortmund në janarin e vitit 2018, për një shumë rekord për Arsenal-in, diku 56 milionë funte.
Që nga ajo kohë, Aubameyang ka bërë 111 paraqitje për klubin nga Londra duke arritur të shënoi 72 gola. Në sezonin e parë me Arsenal-in, sulmuesi gabonez ka fituar “këpucën e artë” në Premier Ligë duke shënuar 22 gola. /Insajderi.com.