ZYRTARE: Ballkani transferon Jashanicën

ZYRTARE: Ballkani transferon Jashanicën

Klubi nga Suhareka, Ballkani, ka prezantuar transferimin më të ri, Bajram Jashanica.

“Kemi kënaqësinë t’iu prezantojmë futbollistin Bajram Jashanica, i cili së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e klubit KF Skënderbeu (Korçë), ku ka bërë karrierën më të gjatë të tij si super lojtar, po ashtu Jashanica ishte dhe reprezentues i përfaqësueses së Kosovës 2016-2017. Jashanica shquhet me ndërhyrje të sakta në qendër të mbrojtjes dhe “tajmingun” e përsosur nga ndërprerjet” thuhet në njoftimin e klubit të Ballkanit, transmeton Insajderi.

Në sezonin e fundit, 29-vjeçari pati 11 paraqitje për ekipin e Skënderbeut.

Jashanica ishte dënuar më 2018 me dy vjet mos lojë për shkak se ishte gjetur me substance të dopingut.

Me këtë transferim, Ballkani ka filluar përgatitjet për sezonin e ri, por ata gjatë kësaj vere, pritet të humbin lojtarët më të mirë të tyre, shkaku i interesimeve të klubeve nga Evropa./Insajderi.com.