ZYRTARE: Barcelona njofton se ka gjetur zëvendësuesin e Eric Abidal

ZYRTARE: Barcelona njofton se ka gjetur zëvendësuesin e Eric Abidal

Shkarkimet dhe emërimet, ishin kryefjala e klubit të Barcelonës, në këto ditët e fundit. Ata e shkarkuan trajneri e tyre Quique Setien, për ta emëruar Ronald Koeman, gjithashtu e kanë shkaktuar edhe drejtorin e tyre, Eric Abidal dhe tani njoftojnë se e kanë emëruar zëvendësuesin e tij, Ramon Planes.

“Klubi i Barcelonës, njofton se ka emëruar Ramon Planes, si drejtor të klubit”, thuhet në njoftimin e klubit, transmeton Insajderi.

Ramon Planes, ishte asistenti i parë i Eric Abidal, ndërsa në të kaluarën, ai kishte punuar tek ekipet si,Getafe, Tottenham dhe Espanyol./Insajderi.com.