Mesfushori i Zvicrës U-21, Bastien Toma, është bërë me klub të ri, pasi ai ka arritur marrwveshje me skuadrën nga Belgjika, Genk.
Sipas mediumit të Zvicrës 4-4-2.com, Toma është duke udhëtuar me aeroplan privat drejt Belgjikës, bashkë me dy pjestar nga stafi i tij, për tu bashkuar me klubin e Genku-t, transmeton Insajderi.
Është pritur që Toma të kalojë në ndonjë ekip tjetër më të madh brenda ligës së Zvicrës, por ai ka zgjedhur të ndërroj komplet ligën, në mënyrë që të fitojë eksperiencë të re./Insajderi.com.