Zyrtare: Behar Maliqi kthehet tek Prishtina

Zyrtare: Behar Maliqi kthehet tek Prishtina

Mesfushori 33 vjeçar, Behar Maliqi, është kthyer tek skuadra e Prishtinës, shtatë vite pas largimit të tij. Njoftimin për kthimin e tij në kryeqytet e bëri vet klubi i Prishtinës.

Klubi Prishtinës, ka thënë se ish kapiteni i tyre, është shumë i nevojshëm për ta, madje ata kanë thënë se nuk ishte aspak e vështirë që ta bindin lojtarin, për tu kthyer në klubin ku ai u bë i njohur, njofton Insajderi.

“Është kënaqësi e madhe për mua të kthehem në klubin ku jam formuar si lojtar. Falënderoj udhëheqjen e klubit dhe trajnerët për besimin që kanë te unë. Shpresoj që ky vit të jetë i Prishtinës dhe t’i arrijmë qëllimet që i kemi”, ka thënë Behar Maliqi, me tu zyrtarizua si lojtar i Prishtinës.

Maliqi gjatë këtyre shtatë viteve ka luajtur për skuadra të ndryshme si Partizani, Feronikeli e Llapi./Insajderi.com.