
Anësori kosovar Bernard Berisha gjatë ditëve në vijim do të kompletojë transferimin e tij nga klubi rus Anji te Terek Grozny.
Marrëveshja tashmë është arritur, ka njoftuar klubi rus që është i katërti në tabelën e Premier Ligës ruse.
Berisha te klubi i ri do të bashkohet me dy futbollistët e kombëtares shqiptare, Odise Roshi dhe Bekim Balaj.
Ish-mesfushori i Besës së Pejës dhe Skënderbeut të Korçës ka nënshkruar një kontratë për tri vjet e gjysmë me skuadrën ruse. /Insajderi.com