ZYRTARE: Bernard Challandes e vazhdon kontratën me Kosovën

ZYRTARE: Bernard Challandes e vazhdon kontratën me Kosovën

Federata e Futbollit e Kosovës, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës edhe për dy vitet e tjera, me trajnerin zviceran të përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bernard Challandes.

Pas rezultateve të kënaqshme, FFK, ka vendosur të propozoj vazhdimin e kontratës për trajnerin zviceran, i cili me kënaqësi e ka pranuar këtë propozim, pasi edhe ai është i kënaqur e pret shumë nga ky ekip përfaqësues.

Nën udhëheqjen e Challandes, Kosova është në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve dhe gjatë muajit tetor, do të zhvillohet ndeshja ndaj Maqedonisë./Insajderi.com.