ZYRTARE: Besnik Krasniqi largohet nga Ballkani

ZYRTARE: Besnik Krasniqi largohet nga Ballkani

Futbollisti nga Prishtina, Besnik Krasniqi, që prej dy vitesh po luante tek ekipi nga Suhareka, Ballkani, ka njoftuar se ka përfunduar kontratën e tij me klubin e Ballkanit, me një marrëveshje të përbashkët.

“Prej sot nuk jam më pjesë e Ballkanit! Kemi rënë dakord që të ndërpremë bashkëpunimin, për arsye personale”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Insajderi.

“Klubit ku kalova dy vite të mrekullueshme, i dëshiroj suksese të mëtutjeshme. E falënderoj përzemërsisht presidentin Arsim Kabashi, trajnerin Ismet Munishi, kryesinë dhe shtabin teknik. Si dhe tifozët e mrekullueshëm Xhebsat! Me respekt; Besnik Krasniqi”, ka përfunduar shkrimin e tij Krasniqi.

Besnik Krasniqi, ishte një nga lojtarët që ka luajtur rregullisht me klubin e Ballkanit. Klubi I Ballkanit, deri më tani, nuk ka dhënë ndonjë komunikatë në lidhje me largimin e tij./Insajderi.com.