ZYRTARE: Borussia Dortmund merr shërbimet e talentit të Real Madrid

ZYRTARE: Borussia Dortmund merr shërbimet e talentit të Real Madrid

Vazhdon trendi i huazimeve nga Real Madrid tek Borussia Dortmund. Lojtari i fundit që sapo është zyrtarizuar tek Dortmund, është, Reiner Jesus.

“Borussia Dortmund, njofton se ka arritur marrëveshje për huazimin e lojtarit të Real Madrid, Reiner Jesus, për dy vitet e ardhshme”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman, transmeton Insajderi.

Të dy klubet, vazhdojnë marrëdhëniet e shkëlqyera të tyre, por me interesa të dyanshëm, pasi Dortmund, po përfiton nga talentet e Madrid-it, ndërsa këta të fundit, e kanë gjetur një vend të mrekullueshëm për zhvillimin e talenteve të tyre./Insajderi.com.