ZYRTARE: Bruno Fernandes shpallet lojtari i muajit në Premier Ligë

ZYRTARE: Bruno Fernandes shpallet lojtari i muajit në Premier Ligë

Transferimi i fundit dhe ndoshta më i miri i Manchester United ndër vite, Bruno Fernandes është shpallur lojtari i muajit në Premier Ligë dhe atë 2 herë radhazi.

Që nga koha kur Bruno është lojtar i United, ata nuk kanë humbur asnjë takim dhe janë në një rekord prej 17 ndeshjeve pa humbje, raporton Insajderi

Portigezi është duke thyer rekord pas rekordi, ai deri tani ka zhvilluar 10 ndeshje me United dhe ka shënuar 7 gola e ka bërë 6 asistime për bashklojtarët e tij, statistika këto mbresëlënëse për një mesfushorë i cili vije nga një ligë si ajo e portugalisë dhe debuton në ligën më të vështirë në botë si është kjo e Anglisë./Insajderi.com