Zyrtare: Bunjaki zbulon listën – dy prurje të reja në përfaqësuese

Zyrtare: Bunjaki zbulon listën – dy prurje të reja në përfaqësuese

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki ka konfirmuar listën përfundimtare të futbollistëve të ftuar për ndeshjen kundër Turqisë.

 

Për këtë takim janë ftuar 22 lojtarë, prej të cilëve dy janë grumbulluar për herë të parë me përfaqësuesen. Ndeshja Turqi – Kosovë do të zhvillohet më 12 nëntor nga ora 20:00.

Këta janë lojtarët e ftuar nga Bunjaki:

Portierë: Samir Ujkani, Adis Nurkovic, Bledar Hajdini.

Mbrojtës: Mërgim Vojvoda, Benjamin Kololli, Fanol Perdedaj, Leart Paqarada, Alban Pnishi, Amir Rrahmani, Avni Pepa, Fidan Aliti.

Mesfushorë: Herolind Shala, Alban Meha, Eroll Zejnullahu, Enis Alushi, Valon Berisha, Milot Rashica, Arber Zeneli, Bernard Berisha.

Sulmues: Albert Bunjaku, Vedat Muriqi