![Zyrtare: Bylbyl Sokoli rikthehet si trajner në Superligë](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2017/10/behet.jpg)
Bylbyl Sokoli është trajneri i ri i Vllaznisë së Pozheranit. Zyrtarizimin e Sokolit në krye të stolit të Vllaznisë e ka bërë vet klubi nga qyteza e Pozheranit.
Përmes një njoftimi në faqen e klubit, Vllaznia e Pozheranit ka theksuar se ish-trajneri i Prishtinës e Ferizajt ka nënshkruar kontratë me klubin.
“”Telenovela’ Vllaznia – Bylbyl Sokoli është mbyllur sot me prezantimin dhe drejtimin e stërvitjes së parë të tij me klubin nga Pozherani”, thuhet në njoftimin e klubit të Vllaznisë, në të cilën bëhet zyrtar afrimi i Sokolit në klubin nga Pozherani.
Sokoli më parë ka dalë kampion i Kosovës në futboll, duke menaxhuar skuadrën e Besjanës. /Insajderi.com