Real Madrid ka zyrtarizuar të martën Carlo Ancelottin si trajnerin e tyre të ri, transmeton Insajderi
Ai do të zërë vendin e Zinedine Zidane i cili kishte dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit të skuadrës mbretërore.
Tekniku italian ishte në krye të madrilienëve gjatë viteve 2013-2015.
61 vjeçari gjatë dy viteve sa ishte në pozitën e të parit të Los Blancos, arriti të fitoj 5 tituj, përfshirë edhe një herë Ligën e Kampionëve./insajderi.com