ZYRTARE: Chelsea nënshkruan me Mandy

ZYRTARE: Chelsea nënshkruan me Mandy

Ekipi më i përforcuar në botë në këtë afat kalimtarë, Chelsea, ka zyrtarizuar transferimin më të ri, atë të portierit të Rennes, Edouardo Mendy.

Njoftimin e ka bërë vet klubi i Chelsea, ku është njoftuar se portieri është transferuar për shumën e 23 milion funteve, njofton Insajderi.

Trajneri i Chelsea, Frank Lampard, ka thënë se rol vendimtarë për këtë transferim, ka pasur legjenda e tani drejtori i Chelsea, Peter Cech, i cili ishte më parë lojtar i Rennes dhe në vitin 2004, ishte transferuar tek Chelsea.

Me transferimin e Mendy, portieri aktual, Kepa, edhe pse është portieri më i shtrejtë në histori të futbollit, do të kalojë si portieri numër dy i Chelseas./Insajderi.com.