Skuadra nga Gjakova, Vëllaznimi, pas zgjedhjes së kryesisë së re, ka nisur edhe me investimet brenda klubit, në mënyrë që të arrijnë sa më lehtë të prekin synimet e tyre për sezonin e ri.
Vëllaznimi sot ka njoftuar se ka rikthyer në skuadër futbollistin e njohur Dardan Rogova, i cili rikthehet tek Vëllaznimi pas një edicioni të mirë të zhvilluar te Besa e Pejës, transmeton Insajderi.
Sulmuesi 29 vjeçar kthehet në klubin kuqezi me synime për ta ndihmuar ekipin për rikthim në elitën e futbollit Kosovar, pasi as në këtë sezon që kaloi, Vëllaznimi nuk arriti të promovohet në Super Ligë
“Dardan Rogova kthehet në klubin Kuqezi. Sulmuesi gjakovar sezonin e kaluar ishte pjesë e KF Besa nga Peja. Rogova ka vendosur që sezonin 2020/21 t’i mbrojë ngjyrat kuqezi të klubit. Suksese Dardan”, ka shkruar Vëllaznimi në Facebook./Insajderi.com.
Dardan Rogova kthehet në klubin Kuqe e Zi.Sulmuesi Gjakovar sezonen e kaluar ishte pjesë e KF Besa nga Peja.Rogova…
Gepostet von KF Vëllaznimi am Montag, 31. August 2020