Zyrtare: Dembele e humbë pjesën tjetër të Kampionatit Evropian

Zyrtare: Dembele e humbë pjesën tjetër të Kampionatit Evropian

Sulmuesi i Francës, Ousmane Dembele do ta humbë pjesën tjetër të kampionatit “EURO 2020”.

Kjo pasi ka pësuar një lëndim në gju gjatë barazimit të Francës me Hungarinë.

Këtë e ka konfirmuar vetë Federata e Francës, përcjell Insajderi.

“Ne i urojmë shërim të shpejt”, thotë Federata në Twitter.

Sulmuesi i Barcelonës ka pasur lëndime të shpeshta edhe në të kaluarën.

Por, kombëtarja e tij nuk po e kalon formën në “EURO 2021”, ashtu siç pritej.

Franca e mposhti me rezultat minimal Gjermaninë, por u befasua në Budapest.

Tash ndeshjen e tretë e kanë me Portugalinë e Cristiano Ronaldos. /Insajderi.com