Talenti hungarez, Dominik Szoboszlai, ka ndërruar ekip por nuk ka ikur nga Red Bull-at, pasi nga Red Bull Salzburg i Austrisë, ka kaluar te Red Bull Leipzig në Gjermani, njofton Insajderi.
Talenti 20 vjeçar ka nënshkruar kontratë prej katër vjet e gjysmë, deri në qershor të vitit 2025.
Shuma e operacionet të transferimit është 20 milionë euro, ndërsa lojtari ka vendosur të mbajë në shpinë fanellën me numër 17.
Duke qenë se të dyja ekipet kanë të njëjtin pronar, shuma e 20 milionë eurove është një shumë simbolike që do të paguaj Leipzig. Në fakt dëshira e pronarëve të Salzburg është ta shitnin lojtarin hungarez për një shumë të madhe, por shkaku i pandemisë klubet e mëdha nuk ishin të gatshme të paguanin shuma të çmendura për mesfushorin.
Kjo është një lëvizje e zgjuar e pronarëve të Red Bull, pasi kalimi i Szoboszlai te Leipzig, ka për t’i dhënë mundësi të rritet më shumë si lojtar, që në të ardhmen ta shesin për një shumë mbi 50 milionë euro. /Insajderi.com
Welcome to Leipzig, Dominik! 🤩
🔴⚪ #RBLeipzig pic.twitter.com/EwheX0pi0L
— RB Leipzig English (@RBLeipzig_EN) December 17, 2020