Zyrtare: Drita me një trajner boshnjak

Amir Alagic është trajneri i ri i Dritës. 56-vjecari nga Bosnje Hercegovina ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit gjilanas dhe është zyrtarizuar si timonieri i ri i skuadrës.

Zyrtare: Drita me një trajner boshnjak

Amir Alagic zëvendëson në postin e trajnerit te Drita të larguarin Sedat Pajaziti. Ky i fundit të Dielën dha dorëheqjen nga detyra e tij si trajner i skuadrës nga qyteti i Gjilanit.

Drita e ka nisur keq sezonin e ri në Superligën kosovare teksa pas 5 javëve të para pozicionohet në vendin e parafundit në kuotën e 3 pikëve duke numëruar 1 fitore dhe 4 humbje.

Ecuria e dobët  e skuadrës solli edhe dorëheqjen e Sedat Pajazitit. Amir Alagic është një trajner me një eksperiencë të madhe mbi supe që pritet të japë ndihmesën e tij te Drita në mënyrë që klubi gjilanas të arrijë objektivat që i ka vendosur vetes në këtë sezon.

56-vjecari boshnjak prej vitesh zotëron licensën A të Uefas. Përveç se ka punuar si asistent te klubet gjermane të Werder Bremen-it dhe Osnabruck-ut, Alagic ka drejtuar edhe skuadra të tilla si Gostivari në Maqedoni, Al Riad në Arabinë Suadite dhe Carlstad United në Suedi.