ZYRTARE: Drita përforcohet me Valmir Azemi-n

ZYRTARE: Drita përforcohet me Valmir Azemi-n

Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita, ka njoftuar se ata kanë arritur marrëveshje me mesfushorin nga Vushtrria, Valmir Azemi, pasi ata janë bindur nga paraqitjet e tij në sezonin e kaluar.

Valmir Azemi bashkohet me kampionin. Valmir Azemi është ardhje e re i cili ka bere një hap te madh në karrierën e tij.  Valmiri si një lojtare i dalluar si mesfushorë me ekipin e Vushtrrisë ka bind që ta ofrojmë në ekip dhe do të jetë një force shtesë ne grupin tone.  Valmiri tani më i është bashkuar ekipit dhe po vazhdon përgatitjet për sezonin e ri.”, thuhet në njoftimin e klubit të Dritës, transmeton Insajderi.

Valmir Azemi, ka luajtur si mesfushor tek Vushtrria, në sezonin që sapo përfundoi, ndërsa është vlerësuar maksimalisht për paraqitjet e tij./Insajderi.com.