Zyrtare: Drita transferon mbrojtësin Vladica Brdarovski

Zyrtare: Drita transferon mbrojtësin Vladica Brdarovski

Mbrojtësi nga Maqedonia e Veriut, Vladica Brdarovski, është transferuar në Super Ligën e Kosovës, duke u bërë lojtari më i ri i klubit gjilanas, Drita.

Njoftimin për transferimin e tij e ka dhënë vet klubi i Dritës, duke u shprehur të lumtur për marrëveshjen e re të tyre, transmeton Insajderi.

Kampioni i Kosovës ka vazhduar me përforcimin e ekipit para nisjes së sezonit të ri 2020/21 në Super Ligën e Kosovës. Deri më tani ata kanë konfirmuar si lojtar të tyre Arago Jamal, Ergy Ahmeti, Valmir Azemi dhe Festim Alidema,

Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë, Vladica Brdarovski, i cili ka luajtur së fundmi për klubin nga Maqedonia e Veriut, Vardarin./Insajderi.com.