Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Edon Zhegrova është rikthyer në elitën e futbollit belg, tek ish skuadra e tij, Genk.
Ishte vet klubi i Genk-ut, që e ka konfirmuar kthimin e tij në Belgjikë.
“Një fytyrë familjare është kthyer. Edon Zhegrova është rikthyer te Genku pas një viti e gjysmë në huazim te Baseli”, thuhet në njoftimin e Genkut, transmeton Insajderi.
Ai ka kontratë deri në qershorin e vitit 2021 me klubin belg, por kishte shumë zëra se kartoni i tij do të blihej përfundimisht nga ekipi i Basel-it, por këta të fundit kanë treguar për problemet financiare që ata i kanë momentalisht shkaku i pandemisë.
Zhegrova është duke vazhduar me rikuperimin e tij nga lëndimi, dhe po vazhdon me stërvitjet individuale./Insajderi.com.