Zyrtare: Edon Zhegrova transferohet tek Basel

Zyrtare: Edon Zhegrova transferohet tek Basel

Super talenti 21 vjeçar i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Edon Zhegrova, ka kompletuar transferimin e tij tek klubi ku ai ka qenë i huazuar më parë, Basel.

Njoftimi për transferimin e tij e ka bërë vet klubi zviceran.

“Shikoni se kush është kthyer – Ne jemi të lumtur të njoftojmë se kemi nënshkruar kontratë permanente me klubin e Genk, për transferimin e Edon Zhegrova.”, thuhet në njoftimin e klubit, transmeton Insajderi.

Zhegrova, do të jetë lojtar i Basel për tre vitet e ardhshme./Insajderi.com.