Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Elbasan Rashani është larguar nga skuadra kampione e Norvegjisë, Rosenborg, për t'u rikthyer tek Odd Ballklub.

Elbasan Rashani, i cili nuk po gjente hapësirë tek skuadra e Rosenborgut këtë edicion, ka vendosur që të rikthehet tek skuadra ku ka nisur karrierën, Odd Ballklub.
Futbollisti i Kosovës ka konfirmuar vet largimin nga Rosenborg në drejtim të Odd, raporton Insajderi.
Përmes një postimi në Instagram, Rashani ka falënderuar klubin dhe tifozët e Rosenborg për dy vitet e kaluara. /Insajderi.com