Zyrtare: Feronikeli e transferon sulmuesin Bedri Greca

Zyrtare: Feronikeli e transferon sulmuesin Bedri Greca

Ekipi i Ipko Superligës së Kosovës, Feronikeli, ka njoftuar se ka arritu të transferojë, sulmuesin Bedri Greca.

“Greca i është bashkuar FC Feronikelit nga Klubi i Futbollit Laçi, gjatë afatit kalimtar të verës, duke i dhënë shtytje sulmit të skuadrës tanë.

Pozita natyrale e tij është si anësor sulmi, përkatësisht anësor i djathtë, por i aftë të luajë edhe si qendërsulmues por edhe anësor i majtë. I përshtatshëm, i gjithanshëm edhe i gatshëm për të tre pozitat e sulmit” thuhet në njoftimin e klubit të Feronikelit, trasnmeton Insajderi.

Greca, më parë kishte luajtur për ekipin e Gjilanit dhe liga e Kosovës, nuk është e panjohur për të.

Ekipi I Feronikelit, ka paralajmëruar edhe përforcime të reja, në ditët në vazhdim – duke dhënë sinjale, se ata do të hyjnë shumë seriozisht në sezonin e ardhshëm./Insajderi.com.