Zyrtare: Finalja e Carabao Cup mes Tottenham dhe Cityt zhvillohet me tifozë

Zyrtare: Finalja e Carabao Cup mes Tottenham dhe Cityt zhvillohet me tifozë

Tashmë është zyrtare, tifozët do të rikthehen në stadiume në Angli, pas më shumë se një viti. Prej kohësh në media qarkullonte se në Angli do të rikthehen tifozët, por nuk kishte diçka zyrtare, njofton Insajderi.

Zyrtarizimin e ka dhënë Tottenhami ditën e sotme, teksa nëpërmjet faqes së klubit, bën me dije se tifozët do të rikthehen në shkallët e stadiumit, në finalen e Carabao Cup, kupa e dytë për nga rëndësia në Angli.

Klubi londinez ka njoftuar se për finalen me Manchester Cityn më 25 prill, e cila do të zhvillohet në “Wembley”, në stadium do të ketë të pranishëm edhe tifozë. Do të jenë tetë mijë tifozë për këtë ndeshje, pra vetëm 10% i stadiumit, por kjo do të jetë më shumë në formën e një testi, që në të ardhmen mund t’i hapë rrugën një numri më të madh tifozësh. /Insajderi.com