Zyrtare: Gjilani nënshkruan me futbollistin malazias

Zyrtare: Gjilani nënshkruan me futbollistin malazias

Skuadra e Gjilanit ka njoftuar se ka arritur të sigurojë shërbimet e sulmuesit nga Mali i Zi, Darko Nikaç.

Nikac është sulmues 29-vjeçar dhe së fundmi ka qenë futbollist i Teutës.

Kujtojmë se ditë më parë, klubi nga Gjilani është përforcuar edhe me sulmuesin Sebino Plaku.

SC Gjilani përforcimin e ka bërë të ditur përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

Ky është postimi i plotë:

“Skuadra e Gjilanit ka arritur ti siguroj shërbimet e sulmuesit nga Mali i Zi, Darko Nikaç.

Futbollisti i lindur në Podgoricë, në skuadrën e Gjilanit vjen nga Kategoria Superiore e Shqipërisë, ku pjesën e parë kampionale të këtij edicioni kishte përfaqësuar ekipin nga bregdeti shqipëtar, atë të Teutës nga Durrësi.

29 vjeçari, karrierën e kishte nisur në ekipin e Buduqnostit nga Podgorica, nga ku e kishte vazhduar atë nëpër disa ekipe tjera malazeze dhe jashtë vendlindjes së tijë, si në Hungari, Uzbekistan dhe Indi.

Sulmuesi i gjatë 1.85 metra luan me dy këmbët, e gjithashtu veçohet edhe me lojën në ajër. Pozita e tijë e preferuar është si sulmues i qendrës.

Nikaç, gjithashtu ka paraqitje për kombëtaren Malazeze, ku ai ishte ftuar në 3 takime të përfaqësues së vendlindjes së tijë.

Nikaç bëhet futbollisti i dytë i ardhur në këtë afat kalimtar të janarit pas Sebino Plakut, i cili u bashkua me skuadrën e Gjilanit dy ditë më parë”.