Zyrtare: Gjilani nënshkruan me sulmuesin, Shend Kelmendi

Zyrtare: Gjilani nënshkruan me sulmuesin, Shend Kelmendi

Ekipi i Gjilanit, ka njoftuar se ka siguruar shërbimet e sulmuesit 25 vjeçare, Shend Kelmendi, nga ekipi i Flamurtarit.

“Kemi siguruar shërbimet e sulmuesit Shend Kelmendi, për dy vitet e ardhshme” thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit Gjilani, transmeton Insajderi.

Kelmndi është produkt i akademisë së FC Prishtinës, por ai ka luajtur edhe në ligën shqiptare, me ekipin e Skënderbeut nga Korça.

Kelmendi, në edicionin e fundit kishte luajtur për skuadrën e Flamurtarit, ku ka zhvilluar 24 takime, duke realizuar 10 gola dhe dhuruar një asistim për ish-bashkë lojtaret e tij, në ekipin kuq e zi nga kryeqyteti.

Flamurtari, nuk arriti që të mbijetojë në super ligën e Kosovës, prandaj edhe lojtarët më të mirë të tyre, pritet të kalojnë nëpër skuadrat elitare të Kosovës./Insajderi.com.