Zyrtare: Gjyqtari nga Kosova e drejton ndeshjen Gjermani – Rusi

Zyrtare: Gjyqtari nga Kosova e drejton ndeshjen Gjermani – Rusi

Gjyqtari i mirënjohur nga Kosova, Bekim Zogaj, me nënshtetësi zvicerane, është caktuar për ndeshjen miqësore që zhvillohet me 15 nëntor (në orën 20.45) në Leipzig mes Gjermanisë dhe Rusisë.

Gjyqtar kryesor është Sandro Scharer, asistentë Bekim Zogaj  e Jean-Yves Wicht, që të tre nga Zvicra.

Është një miqësore e mirëseardhur për gjermanët dhe rusët që të shohin formën e secilit lojtar, ndërsa për Zogajn është një sfidë e re dhe shumë domethënëse si gjyqtar.

Ndërkaq, me 19 nëntor (20.45) Gjermania para shikuesve të vet ndeshet Me Holandën, në sfidën e grupit 1 të Ligës së Kombeve, divizioni A.