
Tashmë është gjithçka zyrtare, Hans Flick do të jetë trajneri i ri i kombëtares gjermane të futbollit, njofton Insajderi.
Flikc do të zëvendësoje Joachim Low, i cili më herët kishte zyrtarizuar tërheqjen nga “pancerat” pas Kampionatit Europian të futbollit.
Tekniku gjerman kaloi dy sezone në stolin e bavarezëve duke fituar titullin në Bundesligë dhe Ligën e Kampionëve.
Vendimi i Flick për tu larguar nga Bayern erdhi pas disa mosmarrëveshjeve me drejtorin sportiv të klubit, boshnjakun Salihamidzic, por dhe eliminimi nga Champions-i në çerekfinale peshoi shumë në të ardhmen e 56 vjeçarit. /Insajderi.com