Zyrtare: Hazardi trondit Realin para El Clasicos

Zyrtare: Hazardi trondit Realin para El Clasicos

Lajme të këqija vijnë nga kampi i Real Madridit, në prag të sfidës me Barcelonën.

Klubi madrilen ka bërë të ditur më të rejat rreth lëndimit të Eden Hazardit, transmeton Insporti

Gjiganti spanjoll ka konfirmuar se ylli i klubit, Eden Hazard do të mungojë në takimin “El Clasico” kundër Barcelonës shkaku i lëndimit.

Hazardi pësoi lëndim në ndeshjen ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve, pas një ndërhyrjeje të bashkëlojtarit të tij te kombëtarja belge, Thomas Meunierit.

Lëndimi i pësuar në takimin e 26 nëntorit, pritet ta lë atë për një periudhë jashtë fushave.

Fillimisht pritej që 28-vjeçari të mungonte 10 ditë, por tashmë është mësuar se do të mungojë për një kohë më të gjatë.

Siç raportojnë në Spanjë, asi belg me shumë gjasë do të qëndrojë jashtë fushave deri në janar shkaku i lëndimit, dhe mund ta humbas edhe Superkupën.

El Clasico e parë e këtij sezoni do të zhvillohet në ‘Camp Nou’ të mërkurën, më 18 dhjetor.

Takimi ndërmjet dy rivalëve ishte paraparë të zhvillohej më 26 tetor, mirëpo ishte shtyrë për shkak të protestave në Katalonjë. /Insporti.com/