Zyrtare: Interi e transferon falas Alexis Sanchezin

Zyrtare: Interi e transferon falas Alexis Sanchezin

Gjiganti Italian,  Interi ka njoftuar se zyrtarisht, Alexis Sanchez, ka nënshkruar një marrëveshje trevjeçare me Nerazzurët deri në qershor 2023.

Alexix Sanchez arriti në huazim nga Manchester United verën e kaluar, njofton Insajderi.

Ai ka kontribuar me katër gola dhe nëntë asistime në 22 ndeshjet e tij në Serie A.

“Sulmuesi kilian ka nënshkruar një kontratë me klubin deri më 30 qershor 2023”, thuhet në njoftimin e Interit. /Insajderi.com/