Zyrtare: Italia shkarkon Venturan

Zyrtare: Italia shkarkon Venturan

Italia ka shkarkuar trajnerin Gian Piero Ventura.

Gian Piero Ventura nuk do të jetë më në drejtimin e kombëtares italiane, duke u shkarkuar nga posti këtë të mërkurë, raporton Insajderi.

Ventura u shkarkua nga posti i tij, pasi katër herë fituesja e Kupës së Botës nuk arriti të kualifikohej në Botëror.

Federata Italiane e Futbollit (FIGF) mori vendimin pas mbledhjes të mbajtur sot në Romë, duke vulosur fatin e 69-vjeçarit.

Italia këtë javë u mposht në ndeshjet e play-offit nga Suedia, duke mos arritur të kualifikohej për herë të parë pas 60 viteve në Botëror.

Italia për herë të fundit nuk kishte arritur të kualifikohet në Botëror në vitin e largët 1958. /Insajderi