Zyrtare: James Rodriguez lojtar i Everton

Zyrtare: James Rodriguez lojtar i Everton

Mesfushori sulmues i Kolumbisë, James Rodriguez, ka kaluar nga Real Madrid, tek Everton.

Njoftimin për transferimin e tij, e ka dhënë vet klubi anglez në profilet e tyre në rrjetet sociale.

“Everton ka nënshkruar me playmaker kolumbian James Rodriguez nga Real Madrid në një marrëveshje dy-vjeçare, me një mundësi të vazhdimi për një sezon të tretë.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit, transmeton Insajderi.

Unë jam vërtet, shumë i lumtur që jam në këtë klub të shkëlqyeshëm, një klub me kaq shumë histori, dhe këtu me një menaxher që më njeh shumë mirë,” tha James për evertonfc.com.

“Unë kam ardhur këtu të përpiqem të përmirësohem, të bëhem më mirë. Unë kam ardhur gjithashtu këtu për të ndihmuar ekipin për të fituar, për të luajtur futboll të mirë – futboll argëtues.

“Jam i bindur, me Carlo dhe stafin e tij teknik, ne mund të arrijmë gjëra të mëdha dhe një nga arsyet kryesore [nënshkrova] ishte prania e Carlo Ancelotti.”, përfundoi James./Insajderi.com.