
Njëri nga lojtarët më të mirë të Ipko Super ligës së Kosovës në futboll, Jetmir Topalli, ka kompletuar transferimin e tij në Turqi tek skuadra Malatyaspor. Njoftimin për transferimin e tij, e ka bërë tanimë ish klubi i tij, Ballkani.
“Ambienti i zjarrtë ne qytetin e Suharekës, organizimi i mirëfilltë i klubit ka bërë që Jetmiri sot të jetë shumë i kërkuar, duke nënshkruar para pak çastesh me klubin nga Turqia Yeni Malatyaspor.
Jetmirit i dëshirojmë shumë fat dhe suksese në karrierë, gjithashtu e falënderojmë përzemërsisht për djersën e derdhur në klubin e qytetit tone”, thuhet në mes të tjerash në njoftimin e klubit nga Suhareka, Ballkani, transmeton Insajderi.
22 vjeçari, nga Kaqaniku, Jetmir Topalli, ka shkëlqyer në këtë sezon për Ballkanin, bashkë me sulmuesin tjetër, Blend Baftiu./Insajderi.com.