ZYRTARE: Jo Pochettino – por Andrea Pirlo emërohet trajner i Juventus

ZYRTARE: Jo Pochettino – por Andrea Pirlo emërohet trajner i Juventus

Ish mesfushori i Juventus, Andrea Pirlo, është emëruar trajneri i ri i ekipit të Juventus, të cilët nuk kanë humbur fare kohë për të emëruar trajnerin e ri, pasi sot në mëngjes ata shkarkuan Maurizio Sarri.

“Klubi ka vendosur që të ia besojë Andrea Pirlos, udhëheqjen e shtabit teknik, pak kohë pasi e emëruam atë si trajner të ekipit U-23” shkruan faqja zyrtare e Juventus, njofton Insajderi.

“Zgjedhja e sotme e Andrea Pirlo-s, është e bazuar në besimin që kemi për aftësitë e tij udhëheqëse”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit të Juventus.

Andrea Pirlo ka luajtur me Juventus prej vitit 2011 deri në vitin 2015 dhe ka realizuar 164 paraqitje me klubin nga Torino./Insajderi.com.