
Anthony Joshua, kampion i tri federatave të mëdha në boksin profesionist të peshave të rënda ka konfirmuar zyrtarisht se dy me#et e tij të ardhshme do ti zhvillojë në Wembley, duke dhënë edhe datat dhe detajet tjera.
Joshua, i cili kohëve të fundit ka qenë në fokus të medieve për shkak të mundësisë së aranzhimit një meçi për unifikim definitiv të titullit të botës, për të cilin do të duhej të luftonte me amerikanin Deontay Wilder, tashmë ka nënshkruar kontratat për luftërat e ardhshme, detajet e së cilave janë bërë publike nga Insporti.