ZYRTARE: Juventus dhe Higuain ndajnë rrugët

ZYRTARE: Juventus dhe Higuain ndajnë rrugët

Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain dhe klubi nga Serei A, Juventus, i kanë ndarë rrugët e bashkëpunimit, pasi të dy palët, kanë vendosur për të ndërprerë kontratën e bashkëpunimit.

Njoftimin e ka dhënë vet klubi i Juventus, duke e falënderuar lojtarin për kontributin e tij gjatë këtyre viteve si pjesë e “Zonjës së Vjetër”, transmeton Insajderi.

Higuain, do ta vazhdojë karrierën e tij tek Inter Miami në Amerikë, që është në pronësi të legjendës, David Beckahm.

Sulmuesi argjentinas, ishte transferuar nga Napoli tek Juventus, për një shifër prej 94 milion eurosh./Insajderi.com.