Zyrtare: Khabib e Gaethje ndeshën në tetor

Zyrtare: Khabib e Gaethje ndeshën në tetor

Kampioni aktual i peshave të lehta në garën më të fortë në botë të arteve marciale të përziera UFC, Khabib Nurmagomedov dhe kampioni i përkohshëm në të njëjtën kategori, Justin Gaethje, përfundimisht do të ndeshen, njofton Insajderi.

Njoftimi zyrtar i UFC është se meçi do të ndodhë në muajin tetor, saktësisht me 24 të këtij muaji.

Ndeshja mes Khabib e Gaethje do të jetë një nga ndeshjet më të pritura të vitit.

Rusi është i pamposhtur në karrierën e tij, ndërsa amerikani shihet si njeriu që përbën rrezikun më të madh për të./Insajderi.com