
Barcelona e ka konfirmuar Ronald Koeman si trajnerin e tyre të ri dhe kontrata është nënshkruar deri në vitin 2022, njofton Insajderi.
Holandezi ka lënë pozitën e tij në krye të kombëtares së Holandës për të zëvendësuar Quique Setien në Camp Nou.
Barcelona ka lëshuar një njoftim zyrtar në faqen e tyre ku e konfirmojnë ardhjen e re.
“Barcelona dhe Ronald Koeman kanë arritur marrëveshje për holandezin që të marrë nën udhëheqje ekipin e parë deri me 30 qershor 2020”, thuhet në njoftim./Insajderi.com