Zyrtare: Kosovare Asllani nominohet për Topin e Artë

Zyrtare: Kosovare Asllani nominohet për Topin e Artë

Kosovare Asllani është nominuar për çmimin ‘Ballon d’Or’, nga France Football.

Revista franceze ‘France Football’ ka përfshirë futbollisten kosovare që luan për Suedinë, Kosovare Asllani, për çmimin Topi i Artë në konkurrencën e femrave, shkruan Insporti

Asllani, 30-vjeçare, nga ky vit është pjesë e klubit të Real Madridit, derisa nga viti 2008 është pjesë e Kombëtares së Suedisë.

Asllani ka reaguar në ‘Twitter’ ku ka thënë se është e nderuar për këtë nominim.

Ajo është pjesë e listës së 20 futbollisteve të nominuara për çmimin prestigjoz.

Lista me 20 lojtaret e nominuara:

Kosovare Asllani (SUE / CD Tacon)
Sarah Bouhaddi (FRA / Lyon)
Lucy Bronze (ANG / Lyon)
Nilla Fischer (SUE / Linköpings)
Pernille Harder (DAN / VfL Wolfsburg)
Ada Hegerberg (NOR / Lyon)
Tobin Heath (USA / Portland Thorns)
Amandine Henry (FRA / Lyon)
Sofia Jakobsson (SUE / CD Tacon)
Sam Kerr (AUS / Chicago Red Stars)
Rose Lavelle (USA / Washington Spirit)
Dzsenifer Marozsan (ALL / Lyon)
Marta (BRE / Orlando Pride)
Lieke Martens (HOL / FC Barcelona)
Viviane Miedema (HOL / Arsenal)
Alex Morgan (USA / Orlando Pride)
Megan Rapinoe (USA / Reign FC)
Wendie Renard (FRA / Lyon)
Sari van Veenendal (HOL / Atletico Madrid)
Ellen White (ANG / Manchester City)

/Insporti.com/