ZYRTARE: Lazio e liron Vedat Muriqin për të luajtur për Kosovën

ZYRTARE: Lazio e liron Vedat Muriqin për të luajtur për Kosovën

Ekipi nga Serie A, Lazio, ka liruar sulmuesin kosovar, Vedat Muriqi, që ai të grumbullohet dhe të luaj në tri ndeshjet e ardhshme që Kosova i zhvillon në këtë muaj.

Në listën e publikuar nga klubi i Lazios, në të cilën gjenden të gjithë emrat e lojtarëve të cilët janë lejuar të grumbullohen me kombëtaret e tyre, figuron edhe emri i Vedat Muriqit, transmeton Insajderi.

Është pritur që të ketë vështirësi në lejimin e Muriqit që të udhëtojë, pasi si vetëm sa e ka kaluar Covid 19 dhe vetëm sa është kthyer nga një lëndim i gjatë që e ka mbajtur jashtë fushave me muaj të tërë.

Burime të ndryshme, thonë se rol të rëndësishëm në këtë vendim, kishte drejtori i klubit, Igli Tare./Insajderi.com.