Mbrojtësi i përfaqësuese së Kosovës në futboll, Leart Paqarada, ka ndërruar ekipin e tij, duke u transferuar nga Sandhausen, tek St Pauli.
“Ne diskutuam me klubin e St Pauli, të cilët më dhanë besim dhe vlerësim shumë të madh” tha Paqarada, transmeton Insajderi.
St Pauli është një klub me traditë të madhe dhe me tifozë të jashtëzakonshëm. Jam shumë i lumtur për këtë nënshkrim dhe jam gati për aventurën e re” përfundoi Paqarada.
St Pauli, po tenton të rikthehet në Bundesliga dhe projektin e ka filluar me Paqaradën, që llogaritet si një nga mbrojtësit më të mirë të kategorisë së dytë të Gjermanisë./Insajderi.com.
Herzlich Willkommen am Millerntor, Leart! ☠️♥️
Alle Infos und Stimmen zur Verpflichtung von Leart #Paqarada findet Ihr hier. 👇🏼#fcsp | #MoinLearthttps://t.co/rrcqytUwqg
— FC St. Pauli (@fcstpauli) August 2, 2020