ZYRTARE: Lejohet zhvillimi i aktiviteteve sportive në ambiente të mbyllura

ZYRTARE: Lejohet zhvillimi i aktiviteteve sportive në ambiente të mbyllura

Sportistët e Kosovës e kanë marrë dritën e gjelbër për rinisjen e aktiviteteve sportive, pas pauzës së gjatë shkaku I masave për parandalimin e përhapjes së Covid 19.

Vendimi është marrë të premten në mbledhjen e Qeverisë, ku thuhet se lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, por me masa strikte kundër përhapjes së Covid-19.

“Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura. Stërvitjet dhe garat mund të organizohen në sportet individuale. Në hapësirat e mbyllura, gjatë stërvitjeve mund të marrin pjesë deri në 30 persona, ndërsa në organizimin e garave mund të marrin pjesë deri në 50 persona, gjithmonë duke u bazuar në Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19. Matja e temperaturës është e detyrueshme gjatë hyrjeve në objekte të mbyllura sportive si dhe në hapësirat e hapura sportive”, thuhet në mes të tjerash në këtë vendim, transmeton Insajderi.

Ndërkohë, Qeveria ka lejuar që të funksionojnë edhe fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative./Insajderi.com.