ZYRTARE: Lincoln vs Prishtina nuk zhvillohet

ZYRTARE: Lincoln vs Prishtina nuk zhvillohet

Tanimë është zyrtare, ndeshja në mes të ekipit nga Gjibraltari, Lincoln vs Prishtina, nuk do të zhvillohet, pasi ekipi nga kryeqyteti nuk i ka lojtarët e mjaftueshëm, për të filluar ndeshjen, pasi tetë prej tyre, janë diagnostikuar me Covid 19.

Raportimet, thonë se ekipi i Prishtinës, nuk është lejuar që të dal nga hoteli, nga autoritetet vendase, rrjedhimisht, ata nuk e kishin të mundur arritjen në stadium, ku ishin duke u pritur nga ekipi vendas dhe gjyqtarët e UEFA-s.

Shumë shpejt pritet që UEFA, të njoftojë për vendimin e kësaj ndeshje, por me shumë gjasa, tanimë Prishtina do ta humbë këtë takim me rezultat zyrtar dhe do të eliminohet nga kualifikimet e Europa Ligë./Insajderi.com.