ZYRTARE: Manchester United e “blindon” mbrojtësin e talentuar

ZYRTARE: Manchester United e “blindon” mbrojtësin e talentuar

Klubi i Manchester United, ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë të re me mbrojtësin e tyre, Brandon Williams.

“Brandon ka pasur sezonin e parë të shkëlqyer – kështu që jemi të kënaqur që ai ka nënshkruar një kontratë të re. Kjo kontratë e re është një dëshmi e vërtetë për punën e tij të palodhur dhe përparimin që ka bërë që nga debutimi i tij”, tha Ole Gunnar Solskjaer, trasnmeton Insajderi.

“I ka të gjitha atributet që kërkohen të jenë anëtar i kësaj skuadre të re dhe interesante. Do të vazhdojë të mësojë çdo ditë në trajnime dhe mezi presim ta shikojmë atë të zhvillohet gjatë sezoneve të ardhshme”, përfundoi Solskjaer.

“Pëe mua, nënshkrimi i kësaj kontrate është një tjetër moment krenar për mua dhe familjen time. Duke qenë në Manchester United që kur isha shtatë vjeç, është vërtet një ëndërr që të luaj në ekipin e parë. Kam bërë një punë të madhe për të arritur këtë pikë dhe ka qenë vërtet e veçantë për mua që të depërtoj në skuadrën e parë” tha Brandon Williams, pas kontratës së nënshkruar.

Ekipe të ndryshme- duke përfshirë Juventus, ishin të interesuara për shërbimet e Brandon, por ai zgjodhi të qëndrojë tek United./Insajderi.com.