Zyrtare: Marash Kumbulla bëhet lojtar i Roma-s

Zyrtare: Marash Kumbulla bëhet lojtar i Roma-s

Qendër mbrojtësi 22 vjeçar i Shqipërisë, Marash Kumbulla, ka nënshkruar me ekipin e Roma, në formë huazimi për dy vitet e ardhshme.

Njoftimin e ka dhënë vet klubi i Roma.

“Marrëveshja është kryer – Marash Kumbulla, është lojtar i Romës.”, thuhet në njoftimin e klubit, transmeton Insajderi.

Si pjesë e marrëveshjes, huazime dyvjeçare janë përfshirë edhe për Mert Cetin, Matteo Cancellieri e Aboudramane Diaby, të cilët kanë shkuar në drejtim të kundërt.

Pas kompletimit të katër marrëveshjeje, çmimi neto që do të paguajë Roma është 13.5 milionë euro.

Në marrëveshje janë përfshirë edhe bonuse të lidhura me paraqitjet, arritjet e lojtari dhe klubit, që në total mund të arrijnë deri në 3.5 milionë euro.

Njëherësh, pas përfundimit të huazimit, nëse plotësohen kushtet, Kumbulla mund të nënshkruajë kontratë afatgjate, e cila do të jetë valide deri në verën e vitit 2025./Insajderi.com.