ZYRTARE: Mavraj pensionohet nga kombëtarja e Shqipërisë

ZYRTARE: Mavraj pensionohet nga kombëtarja e Shqipërisë

Qendër mbrojtësi dhe kapiteni i kombëtares shqiptare, Mergim Mavraj, ka vendosur të pensionohet nga kombëtarja e Shqipërisë, në moshën 34 vjeçare.

Kanë kaluar gati 8 vite që prej shtatorit të 2012-ës, kur unë debutova për herë të parë me kombëtaren kuq e zi, vite të cilat mbase nuk janë të shumta, por emocionet, sfidat, sakrificat, rëniet, ngritjet dhe sukseset kanë qenë të mjaftueshme për të skalitur në brendësinë time përjetime të rralla dhe të pashlyeshme. Ky rrugëtim më ka ofruar mundësinë që ta njoh dhe me mirë vendin tim, njerëzit e vendit tim por dhe vet vetën time dhe jo vetëm, si shkak i këtij rrugëtimi dhe sportin arrita ta njoh dhe më mirë.
Mirëpo si çdo rrugëtim dhe ky e ka një fund dhe ky fund është më se i lumtur. Ndaj për këtë dëshiroj të falënderoj të gjithë bashkëshoqëruesit e mi duke filluar nga familja ime, miqtë e mi, ndjekësit e kombëtares kuq e zi, presidentin Armando Duka, kolegët e mi dhe të gjithë stafet teknike me të cilët kam punuar, edhe pse gjithsecili prej tyre meriton një falënderim personal jam i detyruar që të gjithë falënderimet ti përmbledh në këto pak rreshta
.
Mbi të gjitha falënderimet është falënderimi ndaj Zotit, i cili ma mundësoj këtë fund të lumtur.”, thuhet në njoftimin e Mavraj-t, në llogarinë e tij në Instagram, transmeton Insajderi.

Mergim Marvraj, ka prejardhje nga Istogu i Kosovës dhe ka luajtur 50 ndeshje me Shqipërinë, duke arritur të shënoi tre gola, ndërsa ai ishte edhe njëri nga lojtarët kryesorë i suksesit historik, kur ata u kualifikuan në Euro 2014./Insajderi.com.